Na zbatim te disa detyrave dhe obligimeve te marra persiper nga ana e Kryesise se Unionit te Operatorve Turistike Shqiptare, ne takimet me grupet e interesit ne muajt shkurt e mars te ketij viti, Ju informojme se Drejtues te kesaj Kryesie kane marre keto kontakte dhe jane bere inicues te vendimarrjeve te organeve vendore apo qendrore. Ne baze te ketyre nismave e kontakteve Ju njoftojme se nga ana e te ngarkuarve te Kryesise se UOTSH, problemet shqetsuese te komunitetit te biznesit tone do te ndiqen e cohen deri ne zgjidhjen e tyre perfundimatare.
1. Me 7 shkurt 2014, takim pune ne Oher Maqedoni, me perfaqsues te policive kufitare dhe doganore maqedonase te Qafe Thanes dhe Tushemishtit me pikesynim: Analizimi i mundesive dhe lehtesive per levizje me te shpejta e me dinamike te grupeve turistike qe agjensite dhe tour operatoret shqiptare dergojne ne Maqedoni, ne kuader te tureve rajonale, si dhe perfitimi prej hapsirave ligjore qe aplikon shteti maqedon ne fushen e turizmit. Pjesemarres te ketij takimi nga Kryesia e UOTSH: Sadik Malaj, Pashk Preka, Ejona Hima, Elvis Kukeli, Rexhep Kasmi, Rrahman Kasa, Shkelqim Lama.
2. Me 19 mars 2014, takim pune ne Shkup me Ministrin e Ekonomise se Maqedonise, qe mbulon edhe turizmin, zotin Valon Saraqini, qe mbeshtetur ne legjislacionin e shtetit te tyre, per nxitjen dhe mbeshtetjen e turizmit, duke qene se tregu shqiptar dhe maqedonas, per tour operatoret shqiptar, konsiderohet si treg unik, te perfshihen subjektet shqiptare qe punojne ne tregun maqedonas, ne skemen e subvencioneve, njelloj si subjektet maqedone. Pjesemarres te ketij takimi nga Kryesia e UOTSH: Sadik Malaj, Besnik Vathi, Pashk Preka, Ejona Hima, Elvis Kukeli, Rexhep Kasmi, Rrahman Kasa, Shkelqim Lama, Fjorida Zani. Pas ketij takimi u hartua nje protokoll i perbashket per zbatimin e detyrave nga te dyja palet. Ne zbatim te ketij protokolli, nga Kryesia e UOTSH ju dergua nje njoftim dhe nje kerkese Ministres se Turizmit Shqiptar, zonjes Eglantina Gjermeni, qe te shikohet mundesia e subvencioneve per industrine turistike dhe stimulimin e saj edhe nga Qeveria Shqiptare.
3. Ne Prill te ketij viti, u be nje shkrim sensibilizues ne revisten Java dhe gazeten Tema, nga Kryetari i Keshillit Drejtues te UOTSH, z.Besnik Vathi, me teme “Transporti ajror po asfikson turizmin”, ku me nje studim analitik konkludon qe aeroporti i Tiranës ka shërbime më të shtrenjta, krahasuar edhe me aeroportet: Fiumicino në Romë, Charles de Gaulle në Paris, Domodedovo në Moskë, Dubai, Antalya, Ataturk në Stamboll, Sharm el Sheikh etj. si dhe taksat në bileta ne aeroportin e Tiranes janë nga më të shtrenjtat, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Taksat totale të aeroportit të Tiranës në një biletë vetem vajtje janë €26.50. Ndërkohe taksat totale në disa aeroporte në rajon janë: aeroporti i Prishtinës €20.53, aeroporti i Shkupit €17.50, aeroporti i Ohrit €16.50, aeroporti i Korfuzit €12.00, aeroporti i Dubrovnikut €15.00, aeroporti i Podgoricës dhe Tivatit €15.00. Kjo analize e ketij problemi i eshte relatuar me shkrese zyrtare Ministres se Turizmit dhe Ministrit te Transporteve per zgjidhje.
4. Me daten 30 prill, ne ambientet e MZHUT, u be nje takim me profesoret e Universitetit amerikan te Harvardit, te ardhur ne Shqiperi per te asistuar Ministrine e Turizmit dhe Turizmin Shqiptar, ne hartimin e nje pakete masash lehtesuese administrative dhe fiskale per sektorin e turizmit. Nga Kryesia e UOTSH ne kete takim prezantues per problematiakt qe shqetsojne UOTSH, ishin Sadik Malaj dhe Besnik Vathi. Ne kete takim u prezantuan dhe u kerkua:
Masa lehtesuese e nxitese per turizmin incoming, duke e konsideruar ate si aktivitet eksporti.
Masa lehtesuese e nxitese per turizmin shqiptar nga transporti ajror, duke kerkuar ndihmen dhe ndikimin e profesorve ndaj strukturave te Qeverise Shqiptare per zbutjen e tarifave koncensionare qe aplikon Aeroporti i Tiranes.
Masa nxitese e subvencionuese per gjallerimin e turizmit shqiptar, nga Qeveria Shqiptare, duke marre pervoje edhe nga praktika te tilla te aplikueshme te Qeverive te Maqedonise, Italise, Egjyptit etj.
5. Me daten 2 maj 2014, ne kuadrin e nje Infoturi ne Korfuz te organizuar nga Happy Tours, u be nje takim me Kryetarin e Bashkise se Korfuzit, i cili njoh nga operatoret turistike shqiptare per zhvillimet e turizmit Shqiptar. Zotit Kryetar ju kerkua:
Te nderhyje dhe te ndikoje ndaj autoriteteve kompetente qe brenda vitit 2014 te funksionoje linja e trageteve edhe per automjetet, Korfuz – Sarande – Korfuz
Te nderhyje dhe te ndikoje qe te nxirren akte nenligjore nga organet kompetente te transportit dhe te kufirit te shtetit Grek, qe ne periudhen 15 qershor – 15 shtator, te lejohen subjektet turistike e transportuese shqiptare, te licensuara, qe te operojne ne transportin e turisteve shqiptare, jo me transport me dyer te mbyllura.
Nga Kryesia e UOTSH, pjesemarres ne kete takim ishin, Sadik Malaj, Aurela Baholli, Manjola Hoxha, Rrahman Kasa, Ejona Hima, Shkelqim Lama etj.