info@atu.org.al
+3552273087

 

                                       

Latest News

Shoqata “Unioni Turistik Shqiptar”, eshte themeluar ne vitin 2005 dhe eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranës me Vendim Nr.1280 datë 23.02.2005. 

Shoqata u themelua nga nje grup nismetaresh te kryesuar nga z.Sadik Malaj 

Ne mbledhjen e pare te Asamblese merrnin pjese 39 perfaqesues te subjekteve turistike ,te cilet ishin dhe anetaret themelues te shoqates e cila me propozimte z. Rrahman Kasa u emertua "Unioni i Operatorve Turistik Shqpetare"

Asambleja e pergjitheshme e "Unionit  te Operatorve Turistik Shqipetare" miratoi statutin i cili u perpilua nga nje grup ekspertesh dhe zgjodhi organet Drejtuese te Shoqates ne baze te Statutit te saje.

Kryetar i shoqates u zgjodh Z. Sadik Malaj i cili qendroi ne kete pozicion deri  ne dhjetor 2015,kur u nda nga jeta ne menyre te parakoheshme,per shkak te nje semundje te rende.

Shoqata nga viti ne vit filloi te rritet dhe te konsolidohet duke u bere  nje strukture aktive dhe e organizuar me shtrirje ne te gjithe Shqiperine,dhe aktualisht sot eshte nje nder institucionet kryesore e cila ka dhene kontribute te cmuara ne zhvillimin e industrise  turistike ne Shqiperi

Unioni Turistik Shqiptar,eshte shoqate e pavarur dhe ka si mision dhe qellim te saj, mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te subjekteve qe ushtrojne veprimtari turistike te certifikuar 

Veprimtaria e saj mbeshtetet ne Statutin e hartuar qe ne themelimin e saje ne vitin 2005 dhe i ndryshuar se fundi nga mbledhja e Asamblese se pergjitheshme ne shkurt 2016.

Asambleja e pergjitheshme e cila u mblodh me 26 shkurt 2016 ne baze te statutit te ri zgjodhi keshillin e ri drejtues I perbere nga 23 anetare. Ne kete mbledhje kryetar I ri I shoqates u zgjodh ish  zv. Kryetari  z. Rrahman Kasa  dhe  zv kryetar,z.Rexhep Kasmi. Asambleja e pergjitheshme rikonfirmoi znj Eva Rama ne postin e sekretarit te pergjitheshem

Shoqata eshte  nje strukture aktive dhe e organizuar me sektore dhe dege ne te gjithe Shqiperine, eshte nje organizate ne nivelin e Dhomes se Turizmit Shqiptar, si dhe eshte dhe do te jete nje partner korrekt dhe serioz  me  te gjithe institucionet shteterore  dhe organizatat partnere e donatore shqiptare e nderkombetare, ne zbatimin dhe implementimin e projekteve te ndryshme per zhvillimin e turizmit shqiptar.

Që nga themelimi i saj e derime  tani janë antarësuar ne kete shoqate rreth 500 subjekte. 

Por anetare aktiv aktulisht ,jane rreth 160 subjekte. 

Shoqata gjate veprimtarise se saje nuk harroi per asnje cast misionin e saje kryesore si :

  • Shkembimin e informacioneve me institucionet shteterore ,per dhenien e mendimeve dhe prezantimin e drafteve per akte te ndryshme ligjore e nenligjore, ne favor te turizmit dhe te bizneseve te ketij sektori
  • Zgjidhjen e mosmarreveshjeve midis anetarve  dhe perballjen e tyre me institucionet shteterore
  • Lobimin dhe mbrojtjen e interesave te antareve dhe shtrirjen e trajnimeve tek cdo anetar i interesuar
  • Shqyrtimi i ankesave dhe problemeve qe vijne nga konkurrenca e pandereshme si pasoje e mungeses se  demokracise se tregut, e tej  

Deri tani Shoqata  ka pasur nje sere arritjesh dhe suksesesh,si ne zbatimin e disa projekteve te ndryshme,ashtu si edhe ne organizimin e nje numeri te madh aktivitetesh dhe turesh informuese per te promovuar potencialin turistik  te Shqiperise,ku padyshim nje rol te rendesishem ne arritjen e ketyre sukseseve dhe ne konsolidimin e Shoqates e ka pasur ish Kryetari i saje z. Sadik Malaj 

Nder aktivitetet me kryesore vecojme:

Aktivi Kombetar maj 2005 “-Welcome to Albania” Promovim i perbashket i resurseve turistike shqiptare ne bashkpunim me Dhomen e Tregtise Britaniko Shqiptare dhe Keshillin Shqiptar te Agrobiznesit. Kete aktivitet e nderoi me pjesemarrjen e tij lordi anglez ser Richard Cooper (Bt.)

Po ne Shtator 2005 organizoi ,Info Tourin e pare me Operatoret Turistike Italian per promovimin e Shqiperise ne Italine Fqije 

dhjetor.2005 Tryeze e Perbashket me AKT “Prioriteti i turizmit kulturor ne veprimtarite e agjensive turistike “incoming” –Diskutimi dhe mbeshtetja e strategjise se MT per dhenien prioritet te turizmit kulturor ne Shqiperi. 

Ne Maj 2006 organizoi Konferencen Kombetare “Turizmi – Prioritet dhe Sfide”                     

Kjo Konference u mbeshtet edhe nga shoqatat e tjera te biznesit, si dhe nga Ministria e Turizmit, si bashkorganizatore te saj, per te diskutuar prioritet kryesore te turizmit dhe sfidat e te ardhmes. Mori pjese Ministri i Turizmit 

 

Workshop, Prezantimi i turizmit shqiptar ne tregun turistik Rus”-Janar 2007. Ne bashkpunim me perfaqsues te Operatorve turistik Ruse u be nje takim i hapur pune per te diskutuar mundesine e ardhjes se turisteve ruse ne vendin tone per pushime verore.

Tryeze e Perbashket “Zbatueshmeria e Ligjit te Turizmit –Per Veprimtarite Turistike e Hoteliere” –Janar.2008 Analize dhe Diskutim nga komuniteti i biznesit te turizmit per zbatueshmerine e Ligjit te Turizmit dhe problemet qe dalin. Tyeze e Perbashket me Ministrine e Turizmit, Projektin SNV, me ndihmen dhe konsulencen e z. Riçard Denman, konsulent ne OBT.                                                                                                                                     

Tryeza Rajonale e UTSH “Go Regional” me Dhjetor 2008. Ky aktivitet u organizua nga UTSH, si nisme per integrimin e Turizmit Rajonal me vendet perrreth- Kosove, Mali i Zi, Maqedoni, ku u firmos edhe nje marreveshje e perbashket ne mes komuniteteve te bizneseve te turizmit te ketyre vendeve.

Konferenca  e 4-ter Kombetare e Turizmit – Aktivitet i Perbashket i MT me Shoqatat Turistike - Prill 2009. e organizuar ne saje te bashkpunimit te Shoqatave Turistike (UTSH + ATA) Moren pjese Ministrat: Turizmit- Shendetsise-, Mjedisit-, Zevendes Ministrat-Puneve Jashtme dhe Puneve te Brendeshme.

Aktivi Kombetar “Turizmi dhe Policia” – Ky aktivitet  teoriko-praktik organizohet cdo vit nga Kryesia e UTSH dhe Drejtoria Policise Kufitare dhe Emigracionit,ku theksohet bashkrendimi dhe institucionalizimi i veprimtarive te perbashketa ne mes UTSH dhe DPPKE per rritjen e cilesise se sherbimeve ne turizem dhe luften ndaj informalitetit   ne turizem. 

Themelimi i Organizates se Turizmit Rajonal shkurt 2010 ne Tirane ne menyre ceremoniale ne prani te mediave, me perfaqsues te komunitetit te biznesit te agjensive turistike te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi  te perfshire ne organizatat perkatse UOTSH, KOTAS, SKTM e CTU. 

Aktivitet Promocional ne Tetor 2011 nga Shoqata jone, ne baze te marrveshjes me Dhomen e Turizmit Polak, (PIT),  per te njohur  partneret polake te interesuar per tregun turistik shqiptar dhe per te promovuar destinacionet turistike me te spikatura te Shqiperise ,ku ishin te pranishem rreth 180 operatore dhe shume gazetare polake te mediave te shkruara e vizive, per te prezantuar potencialin turistike kulturore dhe historike te shqiperise 

Ne qershor 2014 u firmos dhe nje memorandum bashkepunimi mes shoqates se agjensive Ceke (ACK CR), dhe UTSH,ku ishin te pranishem edhe disa nga mediat ceke dhe perfaqsues te agjensise shtetrore Cek Turizem, ku u organizua nje study tour neper Shqiperi.

Konferenca kombetare e Turizmit, Maj 2015, ne Hotel Rogner

Unioni Turistike Shqiptare (UTSH), nen kujdesin e Ministrit zotit Arben Ahmetaj ne bashkepunim dhe me Biznes Albania, Agjensine Kombetaret e Turizmit (AKT), Keshillin Agroturizmit Shqipetar (KASH).Ne kete konference u theksua, kontributin qe UTSH ka dhene ne rritjen e prurjeve turistike nga Vendet e Bashkimit Europian, dhe u trajtuan disa tema si:

Rritja dhe zhvillimi i turizmit rafting ne funksion te zgjerimit te sezonalitetit ne turizmin shqiptar, Tendenca e zhvillimit te turizmit te bicikletave, si turizem gjithevjetor, Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit rural, si turizem i qendrueshem. Turizmi malor, si potencial mbarekombetar per turizmin incoming dhe turizmin e brendeshem.

 

Panair nderkombetar i Turizmit (International Tourism Fair "Tirana 2016") date, 5 & 6 Shkurt 2016, 

Ky panair u iniciuar nga Unioni Turistik Shqiptar dhe u organizua ne bashkepunim  me Ministrine e Turizmit dhe Albexpo Group. 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të promovojë potencialin turistik te Shqiperise.duke u treguar partnerve tane qe mundesia më e mirë për tu treguar Shqipërinë është vetë Shqipëria.

Informacion

  • Anëtaret
  • Partnerët

Struktura

Asamleja e pergjitheshme

Keshilli Drejtues

Kryetari

Zv. Kryetari

Sekretari i Pergjitheshem

Komisioni i Auditit

 

Foto Galeri

There are no image inside folder: images/galeria