info@atu.org.al
+3552273087

 

                                       

Latest News

 

Me kërkesë të Kryesise se Unionit Turistik Shqiptar, me date 14 nentor ne Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u zhvillua një takim mes Operatorve Turistike anëtarë të Unionit Turistik Shqiptar dhe ministres Znj. Milva Ekonomi.

Te gjithe te pranishmit ne kete tryeze te rrumbullaket ishin ne nje mendje me ministren Ekonomi qe duhet te rritet cilesia e turizmit ne Shqiperi.

Pikerisht per kete aresye u diskutan kerkesat qe Operatoret Turistike kishin ne lidhje me pengesat qe duhen kapercyer per te bere te mundur rritjen e nivelit te turizmit

Kerkesat qe u diskutuan ne kete takim ishin:

Fillimi I implementimit te  akteve nenligjore te miratuara me VKM ne muajn tetor dhe ngritja e një komisioni me ekspertë kryesisht të huaj, që do të vlerësojnë kapacitetin dhe standartet e hoteleve për klasifimikim në bazë të yjeve. Aktualisht Shqipëria ka mbi 850 hotele të regjistruara por vetëm rreth 150 prej tyre plotësojnë standartet me 3,4, ose 5 yje.

Znj Ekonomi tha se për të patur një proces sa më efektiv ,në të gjithë Shqipërinë, do te filloi  ne dhjetor një tur me trajnime, nga ku pronarët e strukturave akomoduese do të njihen me mekanizmin e aplikimit, përmes një platforme online për çertifikimin e standardeve të strukturës akomoduese që menaxhojnë.

Për udhërrëfyesit turistikë, Ministrja e Ekonomisë sqaroi se atyre që tashmë kanë vite që punojnë si guidë do t’i njihet kjo eksperiencë, por do të jetë sistemi i krediteve i ofruar nga universitet dhe entet e tjera të lincecuara, ai i cili do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së udhërrëfyesve në vend.

Nje nga diskutimet kryesore te ketij takimi ishte,rihabilitimi i zonës turistike Durrës-Kavajë, infrastruktura e së cilës është në gjendje të mjerueshme dhe rrezikon seriozisht vazhdimësinë e turizmit të organizuar per pushime ne plazh,I cili ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit në këtë zonë. Vetem per sezonin veror 2016 ka pasur 25-30% rritje te kesaj kategorie turistesh,krahasuar me vitin e kaluar.

Ministrja Ekonomi premtoi se këtë çështje delikate do ta trajtojë në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal  dhe  Agjensise per zhvillim rajonal, me qëllim që ky problem të jetë zgjidhur deri pranverën e ardhshme.

Per kete problem teper shqetesues Kryetari I Shoqates Z. Rrahman Kasa sebashku me disa perfaqesues te  hoteleve kryesore te zones se Golemit qe ishin te pranishem ne kete takim u zotuan se do angazhojne edhe sektorin privat qe te kontriboje drejtperdrejt per permiresimin e kesaj infrastrukture.

 

U diskutua dhe siguria e turistëve në plazhe. Vitin e kaluar 12 turistë humbën jetën kryesisht për shkak të mungesës së rojeve në plazhe por edhe të shërbimit jo të plotë shëndetësor në vijën bregdetare gjatë sezonit turistik. Megjithëse qendrat shëndetësore janë shtuar ndjeshëm dhe një pjesë e stafit që u trajnua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit u punësuan nga sektori privat, por këto ishin të pamjaftueshm dhe lind nevoja e shtimit të kapaciteteve njerëzore dhe stafit të trajnuar në këtë drejtim

Nje nder diskutimet ishte dhe gjetja e mundesive per shtimin e strukturave akomoduese me standarte. Rritja prej gati 30% e numrit të turistëve ne dy vitet e fundit që vijne per te pushuar ne plazhet e bregdetit tone me paketa 7 deri 14-ditore , kryesisht në zonën Durrës-Kavajë, ka nxjerrë në pah nevojën urgjente të shtimit të kapaciteteve akomoduese me standarte. Shqipëria nuk disponon më një strukturë të përshtatshme akomoduese për të pritur nje numer te madh turistësh. Nga pjesemarresit u hodh ideja e kthimit të pallatëve të pashitura, në hotele, duke nxitur ndërtuesist ose poseduesit e tyre që t`I kthejnë ato në struktura pritëse, duke qenë se edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Kjo do të zgjidhte problemin e madh të akomodimit ne  nje periudhe afatshkurter.

Ne kete takim u hodh ideja per instalimin e nje platforme online në PKK për te specifikuar qellimin e cdo vizitori te huaj per efekt statistikor,ne menyre qe te behen te mundura shifrat reale te turisteve qe hyjne ne vendin tone.

Ministrja Ekonomi tha se është filluar një projekt me Institutin e Statistikave për këtë qëllim dhe se shpejti do aplikohet nje formular I detajuar qe do te detyroi te gjitha subjektet qe merren me turizem, te bejne raportimin e numrit te turisteve qe ato trajtojne.

Per nje promovim me te madh te potencialit turistik te vendit Ministria Ekonomi propozoi edhe shfrytëzimin e aktivitetve kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu u ra dakord qe vitin e aredheshem te organizohet ne Tirane panairi nderkombetar I turizmit, Tirana ITF-2017,ne menyre që të terheqim sa me shume vëmendjen nga Shqipëria jo vetëm si destinacion I pakonsumuar turistik por edhe si një platformë ekzpozimi për ofertat turistike rajonale. 

 

Perfaqesuesit e hoteleve hodhen idene per mundësine e sigurimit te punonjësve te hoteleve jashte sezonit turistik nga ana e shtetit, për të mos humbur stafin e tranuar,te cilet nuk duan qe te konsiderohen si sezonalë, pasi do ishte e veshtire gjetja e punonjesve te kualifikuar vetem per sezonin verore,gje e cila do te rrezikonte cilësine dhe standartet e shërbimit, per shkak te mungeses se nje personeli te kualifikuar.

Ministrja Ekonomi tha se po punohet me projekte ndihmëse, per ngritjen e shkollave te formimit profesional të mbështetura nga organizata si GIZ apo Cooperazione Italiana, për implemetimin e praktikave të ngjashme në vendet përkatëse dhe ngritjen e shkollave per formim profesional

Unioni Turistik Shqiptar falënderon Ministren e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregetise dhe Sipermarrjes, Znj. Milva Ekonomi për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar per te bashkerenduar punen dhe per te mirepritur idete dhe kerkesat qe subjektet turistike private kane per gjenerimin dhe mbarevajtjen e industrise turistike ne Shqiperi.

 

 

 

 

Informacion

  • Anëtaret
  • Partnerët

Struktura

Asamleja e pergjitheshme

Keshilli Drejtues

Kryetari

Zv. Kryetari

Sekretari i Pergjitheshem

Komisioni i Auditit

 

Foto Galeri

There are no image inside folder: images/galeria