info@atu.org.al
+3552273087

 

                                       

Latest News

Mbledhja e tremujorit te trete e Keshillit Drejtues te UTSH per vitin 2016

Me date 30.09.2016, ne ambjentet e Tirana International Hotel & Conference Centre u zhvillua mbledhja e tremujorit te trete e Keshillit Drejtues te Unionit Turistik Shqiptar.

Mbledhja u zhvillua me rend dite si me poshte vijon:

Raportimi i punës se bere qe nga mbledhja e kaluar e ne vijim, nga Kryetari Z.Rrahman Kasa,ku ndër të tjera përmendim aktivitete të tilla si:

-Regjistrimi i Shoqates ne drejtorine e tatim taksave dhe pajisja me NIPT –in e ri

-Aktivizimi i faqes se re te shoqates www. atu.org.al dhe publikimi online I formatit për prezantimin e të gjithë anëtarëve te kesaj shoqate

-Takimet e organiazuara me kryetarin e Bashkise se Kavajes dhe te Durresit,

ku u diskutua per problemet qe shqetesojne Operatoret Turistike pergjate  sezonit veror ,ne bregdetin e Durres-Kavaje,sic jane; punimet ne infrastructure pergjate sezonit veror. 

Ndalim kalimi i autobusave turistik nga Ura e Dajlonit -Plepa dhe anasjelltas

Prania e pleherave dhe tregtimit te mallrave me kafshe nga fshataret e zones neper plazhe etj 

-Takimi i organizuar me date 5.7.2016 ne Bari me znj. Loredana Capone, keshilltare e zhvillimit te Ekonomise dhe  Turizmit ne Rajonin e Puglias dhe perfaqesuesit e Fondit Social Europian,Programi Europuglia dhe Adrion per financimin e projektit per hapjen e një shkolle te lartë per specializim në fushën e Turizmit dhe Hotelerise ne Shqiperi ne bashkepunim me Unionin Turistik Shqiptar,

Pati diskutime dhe propozime te shumta ne lidhje me problematikat e medha qe ka aktualisht Turizmi Shqiptar,ku pervec problemeve te infrastruktures dhe te papastertise ne plazhet e vendit, nje problem tjeter qe po behet pengese ne punen tone eshte edhe mungesa e nje terminali turistik pothuajse ne te gjitha qytetet turistike te vendit.

Per kete arsye u ra dakord qe KD i perfaqesuar nga sektori i transporteve te organizoje nje takim me Kryetarin e Bashkise se Tiranes si dhe te disa bashkive te tjera ne lidhje me kete problem.

Nje problem tjeter madhor qe po behet pengese e operatorve turistik eshte edhe mos implementimi i ligjit te ri te turizmit.

Me qellim pershpejtimin e akteve nenligjore KD vendosi qe te organizoje nje takim me Ministren pergjegjes per Turizmin Znj. Milva Ekonomi.

KD nder te tjera vendosi, pergatitjen e axhendes per organizmin e Konferences Kombetare te Turizmit dhe te Panairit nderkombetar te turizmit, ITF-Tirana 2017.

Percaktimin e kalendarit te aktiviteteve te shoqates per periudhen tetor-dhjetor 2016 e ne vazhdim

Ne perfundim te mbledhjes Keshilli Drejtues vendosi :

1-     Emerimin e zj. Brunilda Londo ne pozicionin e Sekretarit te Pergjithem te Shoqates

2-     Emerimin e z. Oltion Caci ne pozicionin e Kryetarit te Sektorit te Hoteleve.

3-     Emerimin e z. Febjus Gerveni ne pozicionin e Zv. Kryetarit te Sektorit te Hoteleve

4-     Emerimet e mesiperme jane te vlefshme deri ne mbledhjen e ardhshme te Asamblese.

5-     Fillimin e Pergatitjeve per Organizmin e Konferences Kombetare te Turizmit dhe te Panairit nderkombetar te turizmit ITF-Tirana 2017. 

Informacion

  • Anëtaret
  • Partnerët

Struktura

Asamleja e pergjitheshme

Keshilli Drejtues

Kryetari

Zv. Kryetari

Sekretari i Pergjitheshem

Komisioni i Auditit

 

Foto Galeri

There are no image inside folder: images/galeria