Me date 5.7.2016 Kryetari I Unionit Turistik oraganizoi nje takim me Kryetarin e Bashkise Durres Z. Vangjush Dako ne zyren e Kryetarit te Bashkise ku u diskutua per problemet dhe shqetsimet qe operatoret Turistik kane për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik 2016,ne bregdetin e Durresit
- Nderprerja e punimeve pergjate sezonit veror dhe kthimi ne kushte normale i rruges ne zonen e plazhit, nga Ura e Dajlanit ne vazhdim te Plepave
- Lejimi I autobuseve turistik nga Ura e Dajlonit - Plepa dhe anasjelltas
- Pastrimi I pleherave dhe mbetjet urbane neper plazhe dhe anes rrugve
- Ndalimi i tregtimit te mallrave me kafshe nga fshataret e zones ne plazhe
Ne kete takim me Z. Dako i mirekuptoi shqetesimet tona dhe u ra dakord qe te nderpriten punimet pergjate sezonit dhe u vendos qe te pajisen me nje leje kalimi subjektet turistike qe do operojne me transport turistik pergjate segmentit Ura e Dajlanit Plepa, kunder tabeles
Gjate ketij takimi te dy palet ishin te mendimit se neqofte se nuk do merren masat e duhura per rehabilitimin e infrastruktures dhe pastrimin e plazheve, numeri ne rritje I turisteve te huaj qe vijne nga Europa Qendrore dhe Lindore per te kaluar pushimet ne kete bregdet, vitin e ardheshem do pergjysmohet dhe kjo do jete nje humbje e madhe jo vetem per bizneset private por edhe nje humbje e madhe per buxhetin e Bashkise qe ai drejton.